E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Reforma në arsim, përmirësim të gjithë sistemit

Nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Erisa Xhixho, u shpreh sot se reforma në arsimin e lartë do të sjellë një përmirësim të gjithë sistemit. Përmes një deklarate për shtyp, ajo tha se kjo reforma ka të bëjë me një përcaktim më të plotë për standardizimin e sistemit të Bolonjës në sistemin tonë të arsimit të lartë. “Këto masa do të bëjnë të mundur që të kemi tashmë një ndarje më të saktë të niveleve të kualifikimit të studenteve, duke u dhënë atyre mundësinë që të kenë të përcaktuar qartë nivelet e tyre të kualifikimit, duke mënjanuar në këtë mënyrë paqartësitë që shfaqeshin deri tani në aplikimin e sistemit të Bolonjës”, u shpreh Xhixho.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›