E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Lirimi i Alqi Bllakos, Berisha: E nxorën se kërcënoi Ramën se do fliste

Sali Berisha nga Memaliaj ka zbuluar arsyen që sipas tij u la i lirë nga qelia Alqi Bllako. Sipas tij ai kërcënoi kryeministrin Edi Rama se do të fliste për aferën e inceneratorëve  dhe për këtë arsye e kanë lënë në “arrest shtëpie”.

“Dje liruan deputetin pasi ua kërcëlliti dhëmbët Erion Veliajt dhe Edi Ramës, më lironi ose do flas. E nxorën në shtëpi Bllakon. Bllako i cili me paratë tuaja i kishte lidhur një rrogë mujore 10-12 milionë të atit sikur të ishte ai shef ekzekutivi i ndonjë korporate të madhe. Ne nuk mund të tolerojmë, nuk mund të pranojmë rritjen e çmimit të naftës. Pse Kosova dhe Mali i Zi ta kenë më lirë naftën?”.

Berisha foli edhe për zgjedhjet vendore 2023, ku tha se i qëndron primareve për zgjedhjen e kandidatëve. Kjo bëhet sipas tij për t’i dhënë fund pushtetit të kryetarit.

“Ndihem i kënaqur sot para jush sepse ne hyjmë në këtë fushatë elektorale siç kërkuat ju, siç premtuam gjatë takimeve me qytetarët, ju vetë do të zgjidhni përfaqësuesit tuaj, do zgjidhni kandidatin për kryetar bashkie dhe këshilltarët. i kemi dhënë fund pushtetit të kryetarit. Duam që ai që ju votoni të dijë se pa mbështetjen tuaj dhe po nuk u mbështeti ju nuk ka vend në karrigen që merr. Ne sjellim në këto zgjedhje ndryshimin e madh, sjellim primaret ku do votojnë jo vetëm anëtarët e PD, por edhe simpatizantët, përzgjedhjen e të cilëve nuk e di as kryetari i PD-së në Tiranë, as kryesia, por e dinë seksionet, e dini ju anëtarët e seksioneve të partisë. Ju bashkëpunoni me ta çdo ditë. Ju keni besimin ndaj njeri tjetrit. Ndaj dhe është vendosur që simpatizantët të regjistrohen në nivel seksioni, të plotësojnë formularin. Çdo qytetar i Memaliajt që ndihet simpatizant, të plotësojë formularin, të japë të dhënat dhe të vijë të votojë”, tha Berisha.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›