E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Udhëheqësit e BE takohen sot në Pragë! Këshilli Evropian më 20 dhe 21 tetor në Bruksel, vendet e Ballkanit pjesë e takimit

Liderë nga e gjithë bota u mblodhën në Pragë më 6 tetor për takimin e parë të Komunitetit Politik Evropian. Sot më (7 tetor) udhëheqësit e BE do të takohen për të diskutuar tre çështjet më të ngutshme dhe të ndërlidhura me të cilat përballet Bashkimi Evropian, përkatësisht luftën e Rusisë në Ukrainë, energjinë dhe situatën ekonomike.

Presidenti Charles Michel i është drejtuar me një letër ftesë anëtarëve të Këshillit Evropian përpara takimeve të liderëve të Pragës më 6 dhe 7 tetor. Udhëheqësit do të vazhdojnë t’i diskutojnë këto tema në Këshillin e ardhshëm Evropian në Bruksel më 20 dhe 21 tetor 2022.

Ky takim jozyrtar i Këshillit Evropian zhvillohet pas takimit të parë të Komunitetit Politik Evropian më 6 tetor 2022. Një ditë më parë Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se vendet e Ballkanit do të marrin pjesë në takimin e BE për përballimin e krizës energjetike me të cilën po përballen vendet e Unionit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›