E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Spitali i ri të sëmundjeve të brendshme në QSUT, Rama: Drejt përfundimit investimi më i madh i këtyre 3 dekadave

Kryeministri Edi Rama, bëri të ditur sot se është drejt përfundimit investimi më i madh i këtyre tre dekadave në shëndetësi, i cili lidhet me spitalin e Sëmundjeve të Brendshme në QSUT. Këtë koment kreu i qeverisë e bëri gjatë një vizte në spitalin e ri të sëmundjeve të brendshme në QSUT.

Sipas tij, spitali i ri i sëmundjeve të brendshme në QSUT, me 350 shtretër të rinj, do të ngrejë më tutje nivelin e shërbimit shëndetësor publik me standarde evropiane.

Ndërsa minstrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu,  informoi se në këtë spital puna ka mbaruar tërësisht.

“Të gjithë sistemet janë vendosur dhe janë funskionale. Pritet instalimi dhe brenda 15 tetorit do të bëhet instalimi i të gjithë shtretërve. Nuk është thjesht një godinë”- tha Manastirliu.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›