Lirimi i Haradinaj, Haga shqyrton kërkesën e apelit

Hagë, 28 tetor NOA-Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, shqyrtoi sot apelin kundër lirimit të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Gjykata e shkallës së parë nuk ndërmori masa të duhura që gjykimi të ishte i drejtë për të dyja palët, ka thënë prokurori Peter Kremer për agjencinë e lajmeve AFP.
Ai tha se dy dëshmitarët kyç nuk ishin në gjendje të dëshmojnë për shkak të frikësimit gjatë gjykimit.
Prokurorët kanë kërkuar që të hidhet poshtë lirimi i Haradinaj dhe ai të gjykohet përsëri