E Shtunë, 31 Tetor 2026

Francë, Sarkozy pret Merkel ditën e rizgjedhjes si kancelare

Kancelares gjermane Angela Merkel iu rezervua një pritje e ngrohtë në pallatin Elize gjatë vizitës së saj të parë pas marrjes së mandatit të dytë si kancelare e Gjermanisë. Gjithashtu kjo ishte vizita e parë zyrtare e parë që kur Merkel mori votëbesimin nga Bundestagu gjerman. Presidenti francez Sarkozy e përgëzoi kancelaren gjermane jo vetëm për detyrën e re, por edhe për vullnetin e mirë nga ana e diplomacisë gjermane për të forcuar marrdhëniet mes dy vendeve perëndimore.
Gjithashtu Sarkozy e uroj kancelaren gjermane për implementimin e politikës së re të taksave në shtetin gjerman.
"Ne kemi për synim që të ndërtojmë plane të reja për forcimin e arsimit si edhe do t'i japim prioritet kërkimeve shkencore në fusha të ndryshme të mjekësisë. Këto do të jenë disa nga qellimet e ardhshme të koalicionit tonë", pohoi kancelarja Merkel.
Qeveria e re gjermane e cila është e përbërë nga koalicioni i konservatorëve si edhe liberalëve vendosi që të kalojë një ligj i cili do të lejojë një politikë të re fiskale e cila do të jetë shumë lehtësuese ndaj shtresave të mesme. Por kritikët e këtij ligji që pritet të shkurtojë buxhetin e Gjermanisë me miliarda euro, kanë shtruar shqetësimin e tyre se kjo qeveri nuk do të mund të gjejë paratë pas implementimit të këtij ligji.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›