E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afganistan/ Muaji tetor, muaji më i përgjakshëm në 8 vite

Kabuli ka përjetuar sërish sulme të ashpra kamikaze me bombë gjatë ditës së mërkurë, gjatë të cilave kanë të mbetur të vrarë 6 punonjës të OKB-së. Përfaqësuesit e OKB-së mbetën të vrarë pas një sulmi kamikaz i cili u krye nga tre afganë. Ky akt kamikaz e ktheu muajin nëntor në muajin më të përgjakshëm që nga fillimi i misionit në Afganistan para 8 vitesh.
Por i zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Tom Casey, pohoi se këto sulme nuk do të kishin një ndikim negativ për vazhdimin e misionit të SHBA.
"Mbase afganët janë të zhgënjyer nga ripërsëritja e zgjedhjeve në këtë vend. Unë mendoi se kështu mund të arsyetohet kjo gjendje negative e mbushur me kaq shumë sulme kamikaze."-pohoi Tom Casey.
Presidenti Obama ka disa javë që po mendon nëse do të marrë në konsideratë rritjen e numrit të ushtarëve me mision në Afganistan. Ky propozim i ka ardhur presidentit Obama, nga kryekomandanti Stanley McCrystal, i cili i ka raportuar presidentit amerikan nevojën për të shtuar misionin amerikan me 40 mijë ushtarë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›