E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lirimi i Mubarak Egjipti pret te premten e lutjes

Hosni Mubarak është liryar. Ish presidenti egjiptian është larguar me anë të një helikopteri nga burgu i Torah në Kajro, dhe ëshët shtruar në një spital ushtarak po në kryeqytet. Lirimi i tij është festuar nga një grup mbështetësish që kishin zënë vend para burgut. Por të indinjuar me lirimin e tij kanë qenë protagonistët e sheshit Tahrir të cilët nuk e pranojnë dot këtë fakt. Manifestime ka pasur dhe në Kajro ku disa protestues kanë vënë në skenë pamje të revoltave të vitit 2011. Ne vend priten dhe protesta të Vëllazërisë Muslimane pas lutjes së të premtes. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›