E Diel, 1 Nëntor 2026

Turistet e huaj ne Spanje regjistrojne nje shifer rekord

Rekord turistësh të huaj në Spanjë. Departamenti për turizmin ka regjistruar vetëm në muajin korrik një rritje të numrit me 2.9 përqind në krahasim me një vit më parë. E përkthyer në shifra janë 34 milion turistët e huah që kanë vizituar vendin që nga fillimi i këtij viti. Një sinjal pozitiv ky për Madridin duke marrë në konsideratë që turizmi pas industrisë së automjeteve, është sektori që i sjell më shumë të ardhura vendit. Klima, ushqimi dhe cmimet ekonomike janë tre arsyet e suksesit. Turistët shprehen se shuma prej 200 eurosh në javë është më se e arsyeshme. Mes të huajve që zgjedhin Spanjën për pushime janë sidomos britanikët, francezët dhe gjermanët. Por dhe shumë shtetas rusë këtë vit kanë preferuar Spanjën në vend të Egjiptit dhe vendeve të tjera të Mesdheut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›