Zjarret ne Portugali shkrumbojne 31 mije hektare

Një zjarrfikëse në Portugali ka gjetur vdekjen në moshën 22 vjecare teksa përpiqej të shuante një zjarr. Portugalia po lufton ende me zjarret që deri tani kanë shkaktuar 8 viktima. Viktima e fundit është një zjarrfikëse e re, ndërsa nëntë zjarrfikës të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Gjithsej janë 850 zjarrfikës të impenjuar në shuarjen e vatrave të zjarrit, dhe pavarësisht ndihmës nga Franca dhe Spanja deri tani janë shkrumbuar 31 mijë hektarë. Policia ka arrestuar deri tani 29 persona që akuzohen për zjarrvënie të qëllimshme.