E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lirimi i Noks reagon familja e Meredit Kercer


Familja e Meredit Kercer, nuk do të rreshtë së kërkuari përgjigjet për vrasjen e studentes britanike, katër vjet më parë në Peruxhia të Italisë. Duke folur pas vendimit të gjykatës, që i dha lirinë amerikanes, Amanda Noks dhe ish të dashurit të saj italian, Rafaele Solecito, Lajl Kercer, vëllai i Meredit, i cilësoi zhvillimet e fundit si “ta nisësh nga e para”.

“Po i kthejmë dhe njëherë sytë dhe po mendojmë sesi një vendim që ishte kaq i sigurt dy vjet më parë, u rrëzua në mënyrë të prerë, gjë që ngre të tjera pikëpytje. Duket sikur po i kthehemi fillimit. Kërkimet do të vazhdojnë për të zbuluar se cfarë ndodhi”.

24 vjecarja Amanda Knox la Italinë me një avion të British Airways, që ndaloi në aerportin Heathrow të Londrës dhe me pas do të niset drejt Seattle.

Prokurorët italianë thanë se do të apelojnë vendimin në Gjykatën e Lartë, por edhe sikur kjo të ndodhë, Noks zor se do të ekstradohet nga Shtetet e Bashkuara.  

Deri tani i vetmi i dënuar për vrasjen është  24 vjecari Rudi Guede. Në gjyq u tha se ai nuk kishte vepruar i vetëm. Kjo ngre një pikëpyetje të madhe, vecanërisht pas lirimit të Noks dhe Solecitos, se kush ka qenë në skenën e krimit.

Motra e Meredit, Stefani tha se zhgënjimi më i madh është të mos dish cfarë ka ndodhur dhe të dish që dikush atje jashtë është përgjegjës. Më herët dhe kryeministri britanik, David Kameron shprehu keqardhje për simpatinë e Kercer.

“Ata kishin një shpjegim për atë që i ndodhi vajzës së tyre dhe tani nuk e kanë më. Të gjithë ne duhet të mendojmë për ta”, tha Kameron.

Prokurorët thanë se studentja britanike Meredit Kercer e Universitetit të Lids u vra në Itali, ku do të qendronte për një vit, në një lojë brutale seksi, që shkoi keq.

Asaj iu pre fyti dhe u sulmua seksualisht. Sipas tyre gjurma e ADN-së së Noks u gjet në dorezën e një thike kuzhine të përdorur për krimin, ndërsa ajo e Solecitos tek sytjenat e viktimës.

24 vjecarja Noks dhe 27 vjecari Solecito të dënuar me 26 vjet burg qendruan për katër vjet në qeli.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Përvjetori i marrëdhënieve Shqipëri-SHBA
Berisha lapsuse nga emocioni
Azotiku, shteti humbi miliona euro
Hije skandali për makinat e vjetra
Censusi, minoritarët nuk bojkotojnë
Lehtësirat për biznesin, Shqipëria, vendi i 64-t

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›