E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA ekonomia ne nje moment ngurrues


Drejtori i Rezevës Federale Amerikane, Ben Bernake, deklaroi përpara Kongresit se ekonomia amerikane është duke kaluar një moment “ngurrues”, prandaj një ndërhyrje më aktive e shtetit mund të jetë e domosdoshme.

Duke folur përpara ligjvënësve, numri një i politikave ekonomike në SHBA u shpreh se rikuperimi ekonomik mund të komandohet në një mënyrë të tillë, që të jetë më i qëndrueshëm dhe të hedhë baza të forta për rritjet e së ardhmes.

Komentet e tij erdhën pasi Rezerva Federale lajmëroi se do të shkurtonte 400 miliardë dollarë nga investimet, për të paguar borxhet shtetërore. Ky operacion është i barazvlefshëm me ulje prej gjysmë përqind i normës bazë të "Mund të bëjmë shumë pak për Eurozonën. Problemi i tyre është politik dhe jo ekonomik. Mbetet shumë e veshtirë të binden 17 shtete"

Ben Bernake
Drejtor i Rezervës Federale Amerikane interesit.

Megjithatë, Bernake nuk foli për zgjidhjet që mund të ndërmerren në të ardhmen nëse ekonomia do të vazhdojë të dobësohet dhe se si mund të reagohet përballë politikës kineze të blerjes së boxhit amerikan, në mënyrë që të mbajë vazhdimisht të zhvlerësuar monedhën vendase.

”Politika ekonomike kineze po bllokon atë që mund të jetë një process normal i rikuperimit botëror të ekonomisë”, u shpreh Bernake, i cili shtoi se Kina është duke zhvendosur kërkesat larg tregjeve amerikane dhe europiane.

Përsa i përket krizës së eurozonës, Bernake u shpreh se SHBA ka me të vërtetë shumë pak në dorë për të bërë. “Problemi europian nuk është vetëm ekonomik, por mbi të gjitha politik, sepse ata po përpiqen të gjejnë një zgjidhje të njëjtë që do t’u shkonte mirë 17 shteteve të ndryshme. Pa dyshim, nuk do mend që është shumë e vështirë”.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia Përmbytjet 2010, qeveria shkurtoi fondet
Rishikimi i buxhetit të shtetit në mes të vitit 2010, si pasojë e planifikimit të dobët, solli shkurtimin e fondeve të domosdoshme për infrastrukturën e kullimit e vaditjes dhe mund të ketë pasur rol në përmasat e përmbytjeve në zonën e Shkodrës në janar të këtij viti.
Lehtësirat për biznesin, Shqipëria, vendi i 64-t
Shqipëria është vendi i 64-t më i mirë në botë për të ngritur një biznes. Në klasifikimin e përvitshëm të revistës prestigjoze ekonomike “Forbes” për shtetet që kanë lehtësirat më të mëdha në këtë aspekt, vendi ynë renditet një pozicion më lart se 12 muaj më parë. Një ngjitje e vogël që nuk ka të bëjë aspak me përmirësimin e vendit tonë, por me rënien e dy shteteve që para një viti qendronin përpara nesh në këtë klasifikim. Azotiku, shteti humbi miliona euro
Shteti shqiptar ka humbur qindra miliona lekë nga mënyra se si është shitur për skrap uzina e re e uresë në Azotikun e Fierit dhe jo vetëm ajo. Bursat Europiane, vazhdon rënia
Rënia në Bursat Europiane vazhdon për të dytën ditë rradhazi, ndikuar edhe nga paqartësia e situatës rreth krizës greke. Heqja e TVSH-së për ushqimet
Partia Socialiste ka hedhur një hap tjetër duke i kthyer në projektligj, propozimet e anoncuara nga deputetja Mimi Kodheli një javë më parë për heqjen e TVSH-së për disa artikuj jetik për qytetarët shqiptarë.


Lajmet kryesore

Përvjetori i marrëdhënieve Shqipëri-SHBA
Berisha lapsuse nga emocioni
Azotiku, shteti humbi miliona euro
Hije skandali për makinat e vjetra
Censusi, minoritarët nuk bojkotojnë
Lehtësirat për biznesin, Shqipëria, vendi i 64-t

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›