Lirimi i Pinarit dhe Delijorgjit sot vendimi
Dy dite me pare u refuzua lirimi i Dritan Minxhollit. Pritet edhe shqyrtimi i kerkeses se Ngjecit
TIRAN- Gjykata e Shkalles se Pare ne kryeqytet e kryesuar nga gjyqtari i vetem Besnik Hoxha sot ne oren 930 pritet te shprehet me vendim mbi kerkesat e te pandehurve Mihal Delijorgji Ylli Pinari dhe Sokol Ngjeci per lirimin nga qelia. Shkak per kete kerkese sipas avokateve eshte bere mbarimi i afateve te qendrimit ne paraburgim nga te pandehurit e akuzuar si arkitektet e tragjedise se Gerdecit.
Sipas avokateve te pandehurit Delijorgji Pinari dhe Ngjeci po qendrojne ne paraburgim jashte cdo norme ligjore dhe ne kundershtim te plote me Kushtetuten. Kane mbaruar prej me shume se 91 dite afatet e paraburgimit per klientet tane.
Pasi qe nga momenti i mbylljes se hetimeve dhe dorezimit te dosjes ne gjyq e deri tani kane kaluar mbi 12 muaj kohe dhe ndaj tyre nuk ka nje vendim. Bazuar ne kete te drejte ata duhet te lirohen pasi ligji parashikon se nese ndaj personit te akuzuar nuk ka nje vendim brenda 12 muajve qe nga momenti i dorezimit te dosjes ne gjyq i ndryshohet masa e sigurise-thane avokatet e tre te pandehurve. Keto pretendime i kundershtoi prokurori duke u shprehur se te pandehurit kane edhe 2 muaj e 10 dite kohe per ti mbaruar keto afate hetimore.
Gjyqtari pasi degjoi palet vendosi te shtyje seancen gjyqesore per sot ne ora 930 minuta per tu shprehur me vendim. Kjo kerkese e te pandehurve eshte rrezuar kohe me pare nga treshja gjykuese qe po shqyrton dosjen penale ndaj 28 te pandehurve te tragjedise se Gerdecit ku si pasoje e shperthimit te 15 marsit humben jeten 26 persona dhe mbi 300 u plagosen.