Zevendesimi i anetarit te LSI-se debat mes anetareve te KQZ
Debati për lirimin e anëtarit të LSI-së në Komisionin Qendror Zgjedhor është zhvendosur pikërisht në këtë institucion. Të mbledhur për të miratuar disa vendime të përcaktuara në rend dite, anëtarët e KQZ-së kanë shkëmbyer akuza të ashpra mes tyre.
Sipas përfaqësuesit të PS-së, Denar Biba politika duket se nuk e do KQZ e pavarur.
“Uroj që mos të votohet në Parlament ndryshimi në KQZ”, u shpreh ai.
Nga ana e saj kryetarja e KQZ-së, Lefteri Lleshi sqaroi se “kjo është një vendimmarrje që i takon parlamentit, PS po e shndërron çështjen në politike”.
Por, sipas anëtares, Albana Shtylla “Kodi e përcakton se si zgjidhen anëtarët, ata s'mund të trajtohen si kukulla lecke”.
Në këtë mbledhje mungon përfaqësuesi i LSI-së, në KQZ, Ilirjan Muho.
Pas debateve të ashpra, anëtarët përfaqësues të së majtës në KQZ u larguan nga mbledhja, duke çuar në mbylljen e saj, pasi nuk mund të vazhdohej me rendin e ditës për shkak të mungesës së kuorumit në sallë.
Projektvendimet që ishin në rend dite - Projekt-vendim: "Për rregjistrimin e Komitetit Nismëtar i cili do të organizojë punën për paraqitjen e zotit Aziz Jata si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në Zonën Zgjedhore Tiranë, për zgjedhjet për Kuvendin të datës 23.06.2013". - Projekt - vendim: "Për miratimin e disa qendrave të votimit në ndërtesa private, për zgjedhjet për Kuvend të datës 23.06.2013." - Projekt - udhëzim: Për disa shtesa dhe ndryshime të udhëzimit nr.8, datë 25.03.2009 "Për miratimin e kritereve dhe proçedurave për përzgjedhjen dhe emërimin e ekspertëve kontabël të liçensuar për auditimin e fondeve të përfituara dhe të shpenzuara nga subjektet zgjedhore për fushatën zgjedhore."