E Shtunë, 31 Tetor 2026

PPE Mazhoranca e konsoliduar dhe pas dezertimit te nje partneri te vogel

Arritjet e qeverisë “Berisha” kanë tërhequr vëmendjen e parlamentarëve europianë. Ishte anëtari i këtij parlamenti, Paul Rubig ai i cili ka përcjellë përgëzimet e tij për reformat dhe arritjet qeverisjes aktuale në vendin tonë.  

Në vlerësimin e Rubig mazhoranca është e fuqishme edhe pas largimit të një partneri të vogël nga koalicioni qeverisës.
“PPE mbështet qeverinë Berisha për arritjet në anëtarësimin e vendit në NATO, liberalizimin e vizave. Qeveria Berisha ka shënuar përpjekje të mëdha për anëtarësimin e vendit në BE. Nuk e aprovoj vendimin e liderit të opozitës socialiste Edi Rama që synon të bllokojë aprovimin e tre ligjeve që është kërkuar nga Komisioni Europian në tetor të vitit 2012”, theksoi kryetari i grupit të punës Paneuropian në Parlamentin Europian.

Rubig kërkoi që në zgjedhjet e ardhshme shqiptarët të mbështesin qeverinë aktuale, si garancia më e mirë për integrimin në BE.
“Me zgjedhjet e përgjithshme që po afrohen, dëshiroj të shpreh shpresën time se shqiptarët do të vazhdojnë të mbështesin qeverinë aktuale që ka arritur të anëtarësojë vendin në NATO, liberalizimin e vizave, si dhe përfitime të tjera të shumta për popullin e saj. Vendet e Bashkimit Europian kanë një interes të fortë për nëj qeveri të qëndrueshme në Shqipëri dhe qëndrimi i Partisë Demokratike në pushtet do të ishte garancia më e mirë për këtë”, deklaroi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›