E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lirimi i banesave të ish-pronarëve, debate në komision

Akti normativ i qeverisë për lirimin e banesave pronarëve të ligjshëm nga qytetarët e pastrehë, ka shkaktuar debate në komisionin e ligjeve mes ministrit të transporteve Solol Olldashi dhe deputetëve të opozitës.

Sipas deputetëve të opozitës me këtë akt normativ, Partia Demokratike po bën fushatë pasi nga vitit 2007 ajo nuk ka bërë asgjë për pronarët  “Mazhoranca e ka vënë para një fakti të kryer, pasi nuk na mori mendim për aktin normative” tha deputeti i PS-së Pandeli Majko.
 

Ndërsa deputeti Sajmir Tahiri theksoi se mazhoranca me akte normative po rrëzon dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese. “Shumica po përplas dy grupe shoqërore me shpresën që të marrë disa vota më shumë” tha Tahiri.
 

Ndërsa ministri Olldashi i është përgjigjur deputetëve të opozitës duke theksuar se fushatën nuk e ka nisur PD-ja, por Partia Socialiste, pasi e konsideron këtë kontigjent që kanë zënë banesat si votuesin e saj Ai gjithashtu tha se janë 3157 banesa të okupuara nga persona të pastrehë, të cilët duhet t`i lënë ato.

“Ky është hapi i fundit që synon zgjidhjen e një kontigjenti të madh, atë të përdoruesve të apartamenteve që kanë qenë pronë private dhe që përmes proçeseve gjyqësore u janë kthyer pronarëve të ligjshëm”, deklaroi Olldashi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›