Ervin Bushati: Duhet transparencë nga qeveria
Sekretari i PS për Ekonominë
Sekretari për Ekonominë, i Partisë Socialiste, Ervin Bushati, nëpërmjet një interviste publike ka vënë në dyshim seriozitetin për faktin që ka të bëjë me korrektesën e tyre në tregje dhe faktin se nuk kanë peshën e një investitori strategjik. Zoti Bushati soli në vëmendje pikërisht shqetësimin në parim në lidhje me çështjen e garës për privatizimin e kompanisë Albpetrol.
Sekretari i PS-së, për Ekonominë, Ervin Bushati, deklaroi se është media dhe organet e drejtësisë që duhet të shqyrtojnë të gjitha faktet me detaje, për të parë çpo ndodh dhe çfarë ka ndodhur. Sipas Bushatit, shitja e kompanisë Albpetrol, e cila përbën një aset të rëndësishëm kombëtar, kërkon mbi të gjitha transparencë dhe respektim të ligjeve, pasi kemi të bëjmë me një pasuri të madhe të nëntokës. Sekretari i PS-së për Ekonominë theksoi se qeveria duhet të jetë koshiente se do të japë llogari para publikut, por edhe në Kuvend për të gjitha aktet që do të nxjerrë për shitjen e kompanisë Albpetrol. Opozita pritet që të ketë një qëndrim më të qartë pas përfundimit të tenderit.
Ervin Bushati: Duhet transparencë nga qeveria burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip