E Hënë, 2 Nëntor 2026

Lirimi i hapësirave publike, Rama publikon pamjet nga Shkodra: Për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0

Në të gjithë vendin vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike, teksa kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga Shkodra të prishjes së strukturave të ngritura në shkelje të ligjit. Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se ky aksion do t’i hapë rrugë vizionit të qeverisë për Rilindjen Urbane 2.0, me një program të ri qeveri – bashki – sipërmarrje – komunitet.

“Mirëmëngjes dhe me çlirimin e hapësirave publike në Shkodër, që vazhdon si në një sërë qytetesh të tjera, për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0, me një program të ri qeveri – bashki – sipërmarrje – komunitet, në funksion të cilësisë së hapësirave komunitare e të Shqipërisë 2030 në BE, ju uroj një ditë të qetë”, shkruan Rama.

Aksioni për lirimin e hapësirave publike është pjesë e vizionit “Rilindja Urbane 2.0” të qeverisë, dhe do të pasohet nga një rregullore e re kombëtare, që do të përcaktojë me ligj se cilat zona lejohen të shfrytëzohen nga bizneset.

Ndërhyrjet kanë nisur në fillim të korrikut dhe prej 1 gushtit janë shtrirë edhe përgjatë akseve kombëtare me mbështetjen e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit dhe Policisë së Shtetit, në përputhje me ligjin për mbrojtjen e territorit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›