Lirimi i hapësirave publike në plazh, procedohet një shtetas në Vlorë

TIRANË, 14 gusht/ATSH/ Policia e Shtetit vijoi përgjatë ditës së sotme aksionin për lirimin e hapësirave publike të zona përgjatë brigjeve në Vlorë.
Policia bën të ditur se ka nisur procedimin penal për shtetasin P.N, 43 vjeç, pasi kishte zënë 250 m² hapësirë bregdetare në zonë të mbrojtur në Karaburun, me 120 shezlongë të vënë pa leje.
Gjithashtu gjatë kontrollit të dokumentacionit u gjetën punonjës të pasiguruar, ndërsa nuk lëshoheshin kuponë tatimorë.