E Diel, 1 Nëntor 2026

"Fernando Krafi me ka shkruar kete leter", ne Teatrin e Komedise

Drama "Fernando Krafi me ka shkruar kete leter" vjen premiere ne Teatrin Kombetar te Komedise. Vepra boterore vjen nen regjine e regjisores Rogerta Nikolla dhe interpretimin e aktoreve Ledion Zoi, Laura Nezha dhe Aleksander Kondi. Drama eshte nje nder veprat me te vleresuara te dramaturgjise bashkekohore, e vene ne shume skena boterore nga kontinenti Amerikan e deri ne ate Aziatik. Fernando, nje mashkull i pasur dhe i pushtetshem ne shoqeri, i propozon per martese Julias, nje femer e bukur dhe shume e kulturuar. Qe ne fillim ai i imponohet Julias dhe gjate bashkejeteses se tyre. Kjo veper ben thirrje, te shprehim ndjenjat te mos na i ndrydhe krenaria se keshtu mund te humbasim njerezit me te shtrenjte. Bashke me njerezit e shtrenjte, motivin e jetes dhe gjithckaje tjeter. Drama "Fernando Krafi me ka shkruar kete leter" vjen ne Teatrin e Komedise, ne datat 10, 11, 12, 13 maj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›