Rama: Të bashkëpunojmë për një Shqipëri evropiane

Lideri i opozitës nuk shkelte ne televizionin “Klan” prej një kohe të gjatë, dhe ftesën e gazetarit të emisionit “Opinion”, Blendi Fevziut, ai e ka komentuar si pjesë të politikës së re që PS-ja do të ndjek në të ardhmen, për ta nisur ndryshimin e Shqipërisë që nga media, që sipas tij nuk është ashtu siç trumbetohet me të madhe, pra e pavarur.
Që nisje, emisioni u hap me pak humor dhe ironi, pasi moderatori ardhjen e tij në emision e krahasoi me të shkuarën ushtarë, por kryetari i opozitës nuk u kursye ne përgjigjen e tij, duke thënë me ironi që “kam ardhur të çliroj “Klanin”.
Gazetari i emisionit e hapi intervistën mbi akuzat që Rama ka bërë kundër Metës, të cilin ai dikur e kishte quajtur pjesë të një bande kriminelësh dhe hajdutësh, por që tashmë kjo nuk i ka penguar që ata të zhvillojë një takim mes tyre këtë javë.
Rama pranoi se ato kanë qenë thjeshtë qëndrime politike, por të vërteta, të mbajtura në momente të qarta abuzimesh dhe që do të mbeten në histori. Ai deklaroi se nuk do të pendohet për gjithçka ka thënë. Kryetari i PS-së shtoi duke thënë që është shumë e rëndësishme që ne kemi nisur një politike të re, për të treguar një shembull ndryshe që i ka munguar gjithnjë politikës shqiptare ndër vite.
“Qëllimi ynë është madhor, për të marrë përsipër të ardhmen e Shqipërisë”, tha Rama.
Për t’i shpjeguar shqiptarëve takimin me kryetarin e LSI-së, ai mori si rast krahasimi dy kandidatët për president në Francë, që pavarësisht fyerjeve të tyre gjatë fushatës elektorale, në fund ata i dhanë dorën njeri - tjetrit për dhënë një shembull pozitiv përpall botës, për të çuar përpara aspiratat e vendit.
“Demokracia duhet të funksionojë mbi bashkëpunimin e të gjitha, palëve. Madje unë nuk kam ftuar në takim vetëm Metën, por edhe Kryeministrin Berisha. Askush prej kryetarëve të partive nuk është i ndarë në mendim kur pyetet nëse e do apo jo integrimin evropian. Kam qenë dhe jam i bindur se nuk janë njerëzit ata që e prishin sistemin, por sistemi që i prish ata”.
Pyetjes së gazetarit nëse ishte i drejtë vendimi i drejtësisë që e shpalli të pafajshëm Ilir Metën apo jo, Rama iu shmang duke thënë qe nuk është kjo e rëndësishme. Në lidhje me akuzat e fyerjet qa ata i kanë drejtuar njeri-tjetrit, Rama tha: “Së pari unë nuk e kam sharë liderin e LSI-së. Unë fola për një përpjekje bashkëpunimi. Paqja bëhet me armikun dhe dialogu me kundërshtarët.
Berisha nuk është kundërshtari im, as Meta po ashtu. Deklaratat tona akuzuese kundër njeri-tjetrit, nuk janë fare të rëndësishme përballë interesave madhore të vendit. Është më e rëndësishme që të luftojmë korrupsionin tmerrësisht të lartë që ka mbërthyer vendin, të çlirojmë sistemin e drejtësisë dhe ta shpëtojmë Shqipërinë nga skamja. Jam i gatshëm të bëj gjithçka për vendim tim, pasi ajo meriton më shumë dhe unë jam i bindur se ajo mund të rritet dhe këtë gjë duhet ta bëjmë së bashku. Ne kemi biseduar se ku mund të biem dakord në parim me disa pika.
Unë nuk do takohem me Metën radhës tjetër për të shëruar te shkuarën, por për të siguruar të ardhmen e Shqipërisë dhe kjo bëhet vetëm me dialog dhe bashkëpunim. Këto duhet të lihen pas dhe të mendohet për të ardhmen evropiane të Shqipërisë”.
Pyetjes se cilët janë emrat konkret për kandidat për president që PS-ja do të propozojë, Rama iu përgjigj: “Ne e kemi bërë të qartë që duhet një proces i rregullt. Presidenti ynë nuk do te jete domosdoshmërisht me përvojë politike dhe aq me shume i përfshirë. Ne nuk do të imponojmë asnjë kandidat për president sepse kjo do t’i sillte probleme sistemit, të cilin e kemi ndërtuar së bashku”.
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka deklaruar se presidenti do të zgjidhet sipas Kushtetutës së vendit, duke i dhënë mundësi mazhorancës ta zgjedh atë edhe vetë me 71 vota. Rama deklaroi se PS-ja nuk i ka plotësisht mjetet e duhura për ta penguar këtë aventurë, siç e quajti ai, të Berishës.
“Kur ne ndryshuam kushtetutën, nuk e bëmë këtë me arsyetimin për të fituar zgjedhjet, siç mendojnë edhe shumë. Shqipërisë dhe neve nuk na duhet një president që të jetë si leve në duart e politikës, siç ka bërë gjithnjë Saliu, por na duhet një president konsensual dhe jo i dalë nga Partia Demokratike”.
Rama foli edhe për skandalet në të cilat është përfshirë universiteti privat, “Kristal” në lidhje me diplomat e dhëna brenda një kohe të shkurtër. Rama deklaroi se kjo nuk aksidentale, por është alternativa qeverisëse e Saliut. Ai ngriti çështjen e universiteteve private, duke thënë që PS-ja do të vendos një sistem të pavarur më agjenci të huaja akreditimi, me qëllim që të arrihen standarde sa më të larta dhe të shmangen abuzimet që po ndodhin përditë prej tyre.
Sipas Ramës, në Shqipëri gjenden 1 milionë të papunë dhe kjo ka vetëm një shkaktarë, politikën e ndjekur nga qeveria aktuale. “Ne nuk do ta vendosim ekonominë në funksion të propagandës, as atë arsimore e shëndetësore”, tha Rama. Duke ju referuar shifrave të Bankës së Shqipërisë, Rama tha se shifrat e papunësisë janë alarmante. Ai tha se mbi 1 milionë njerëz në Shqipëri janë të papunë dhe si rezultat ata nuk kanë akses në shërbimin shëndetësor dhe janë të detyruar të paguajnë dy deri ne tre herë më shumë për të. Madje për ta bërë këtë, ata duhet të shesin shtëpi e gjithçka që ata kanë.
Duke folur për varfërinë në vend, Blendi i tregoi Ramës listën me 10 deputetët e PS-së që janë ndër njerëzit më të pasur në Shqipëri, por Rama e justifikojë këtë fakt duke thënë se ata vijnë nga bota e biznesit dhe kjo sipas tij është normale, dhe shtroi pyetjen se çfarë duhet t’u bëjmë atyre që nga politika bëhen miliarderë?
Rama preku edhe gjendjen e fshatit shqiptar, duke thënë se ai ndodhet në një gjendje të mjeruar, me taksa të rritura mbi 75%. “Është retorike që mësuesit të paguajnë më shumë taksa se sa para se të bëhej Saliu kryeministër, apo edhe punonjës të tjerë? Patjetër që jo. Si mundet qe dikush paguhet më pak dhe paguan më shumë taksa, apo e kundërta? Kjo vjen nga vendosja e taksës së sheshtë për të gjithë, ku të gjithë duhet të paguajnë 10% taks. Shqiptarët paguajnë më shumë taksa se sa para vitit 2005 kur ishte taksa progresive. Taksa e sheshte është një rrjepje për shqiptarët dhe ne sapo te vijmë në pushtet do ta heqim menjëherë dhe do ta zëvendësojmë atë me taksën progresive”.
Rama vuri në dyshim edhe INSTAT-in,duke thënë që ai thjesht bën politikën e PD-së dhe është manipuluese e shifrave dhe ndaj ai nuk duhet të merret për bazë asnjëherë.
Rama tha se programi i PS-së për uljen e TVSH-së për bukën , vezët , qumështin dhe shumë produkte te tjera. TVSH-ja e ilaçeve, duhet të hiqet ose minimalisht të ulet. Ne do të bëjmë një taksim të ndershëm; kush fiton me pak do të paguajë me pak. Kjo është pjesë e programit për një “Rilindje Shqiptare”.
Rama u shpreh shumë i shqetësuar mbi situatën e rënduar ekonomike që po kalon vendi ynë dhe shqiptarët që dita-ditës bëhen gjithnjë e më të varfër. “Pyesni ata që shpenzojnë përditë, pyesni njerëzit se kur shpenzonin më shumë, tani apo para 7 vjetësh. Matja e varfërisë ne vend bëhet se sa është fuqia blerëse sot, krahasuar me disa vite më pare dhe kjo do të thotë që shqiptarët po varfërohen sepse nuk mund të punojnë dot dhe kanë barrën më të lartë tatimore në rajon”.
Rama akuzoi PD-në dhe konkretisht Berishën, se ata nuk kanë sy të shikojnë se sa te varfër janë bërë shqiptarët, kjo ngaqë ata janë mbyllur brenda oborrit të tyre sundues, ku sipas tij bën pjesë edhe Blendi.
Nuk u lanë pa përmendur edhe zgjedhjet e shkuara, të cilat sipas Ramës ishin të vjedhura dhe kjo nuk do të përsëritet më kur ata të vijnë në pushtet.
Një rëndësi e madhe iu kushtua edhe fshatit shqiptar, për të cilin kreu i opozitës mendon se jeton ende në gjendje natyrale, në kushte skandaloze, ku mungojnë kanalizimet, energjia ndonjëherë shkon ndonjëherë jo, mungon ujitja dhe ku çmimi i plehrave kimik është dyfishuar krahasuar me disa vite më parë. Sipas Ramës, kjo është përgjegjësi e politikës së paaftë 20-vjeçare që është bërë në Shqipëri dhe akoma më shumë e Berishës që ka shtat vjet në pushtet. Nuk u la pa përmendur çështja e infrastrukturës rrugore, të cilën Rama e quajti një punë të papastër të qeverisë, pasi nuk ka bërë publike planin dhe shifrën reale të shpenzimeve.
Blendi Fevziu,në intervistë përfshiu edhe rastin e Avokatit të Fatmir Mediut, Ardian Vishës, i cili i doli në mbrojtje kryetarit të Partisë Republikane në lidhje me çështjen gërdeci. Visha njëkohësisht është propozuar nga PS-ja për kryetar të KLD-së dhe kjo bie në kundërshtim me qëndrimin e të majtëve, që gjithmonë kanë deklaruar se Mediu duhet të dënohet, por Rama tha se ne nuk e kemi propozuar Vishën si avokat të Mediut, por si një ekspert që nuk është përfshirë publikisht në çështje korruptive dhe që është pjesë e një sistemi ligjor shqiptar.
Rama e mbylli intervistën me një deklaratë të fortë mbi fitoren e padiskutueshme të PS-së në zgjedhjet e ardhshme, të cilat sipas tij, këtë herë nuk do të vidhen si në vitin 2009 dhe do ta bëjnë atë kryeministër.
/Start/E.G/
2012-05-11 01:22