Ballkani i Hapur, Meta: Nismat jotransparente kanë efekte negative

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta teksa është ndalur sot (30 gusht) te Ballkani i Hapur, ka deklaruar se çdo nismë jotransparente dhe përçarëse që i shërben protagonizmit të një vendi në dëm të vendeve të thera në rajon ka vetëm efekte negative.
Meta thekson se Procesi i Berlinit duhet të mbështetet nga të gjitha vendet e rajonit si rruga më efektive e arritjes së objektivave të përbashkëta europiane. “Çdo nismë jotransparente dhe përçarëse që i shërben protagonizmit dhe dominimit të një vendi në dëm të vendeve të tjera në rajon vetëm efekte negative mund të ketë.
Procesi i Berlinit duhet të mbështetet nga të gjitha vendet e rajonit si rruga më efektive e arritjes së objektivave të përbashkëta europiane”, shkruan Meta në rrjetin social Facebook.
/rtsh.al/