E Diel, 1 Nëntor 2026

Lirohen protestuesit e shoqëruar pas përplasjeve te Kuvendi, mes tyre edhe Dritan Goxhaj

Policia ka liruar protestuesit e shoqëruar pas përplasjeve të ndodhura gjatë protestës së zhvilluar këtë të martë para Kuvendit, mes tyre ishte edhe Dritan Goxhaj.

Pas daljes nga Komisariati nr. 1 në Tiranë, pesë protestuesit janë pritur nga një grup qytetarësh dhe mbështetësish, të cilët ishin mbledhur pranë ambienteve të komisariatit duke kërkuar lirimin e tyre.

Shoqërimet u bënë pas tensioneve që shoqëruan protestën e organizuar gjatë zhvillimit të seancës plenare. Protestuesit rrethuan godinën e Parlamentit, duke hedhur vezë në drejtim të automjeteve të policisë dhe të deputetëve, ndërsa tentuan të çanin edhe kordonin e forcave të rendit.

Policia ndërhyri për të penguar depërtimin e tyre drejt godinës së Kuvendit. Sipas Policisë, gjatë incidenteve mbetën të lënduar katër efektivë, të cilët pësuan dëmtime gjatë përplasjeve me protestuesit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›