Pas temperaturave të larta, Vlora përfshihet nga reshjet e shiut dhe era e fortë

Pas temperaturave të larta me të cilët u përball vendi, në Vlorë kanë reshjet e shiut të shoqëruara me era e fortë.
Situata më problematike është regjistruar në zonën e Lumit të Vlorës, veçanërisht në fshatin Vranisht, ku moti i keq është shndërruar në furtunë.
Era e fortë ka shkaktuar dëme në sektorin e pemëtarisë, ndërsa janë dëmtuar edhe tendat e disa ambienteve të bizneseve në zonë.
Reshjet e shiut kanë sjellë gjithashtu një ulje të ndjeshme të temperaturave, pas ditëve me temperatura të larta.
/rtsh.al/