Shembet një pallat 4-katësh në Athinë, 4 persona të bllokuar nën rrënoja

Një pallat katërkatësh është shembur këtë të martë në zonën e Petralonës, në Athinë, duke vënë në alarm autoritetet greke, të cilat kanë nisur një operacion të gjerë kërkim-shpëtimi.
Sipas Shërbimit Zjarrfikës të Greqisë, ekipet e emergjencës po kontrollojnë rrënojat me ndihmën e qenve të trajnuar për të verifikuar nëse ka persona të bllokuar nën ndërtesën e shembur.
Fillimisht u raportua se katër persona mund të kishin mbetur të bllokuar, por autoritetet njoftuan më vonë se ata janë lokalizuar dhe ndodhen të sigurt.
Shkaqet e shembjes së pallatit, i cili përbëhej nga shtatë apartamente, nuk janë bërë ende të ditura.
Sipas autoriteteve, në një ndërtesë ngjitur po kryheshin punime ndërtimi në momentin e incidentit, ndërsa hetimet kanë nisur për të përcaktuar nëse ato kanë pasur lidhje me shembjen e pallatit.
Operacioni i kërkim-shpëtimit vijon, ndërsa autoritetet greke po monitorojnë situatën për të përjashtuar mundësinë e personave të tjerë të mbetur nën rrënoja.
/rtsh.al/