E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lirohen te dyshuarit per atentat ndaj Papa Benediktit XVI

Londer 19 shtator NOA - Policia angleze ka liruar gjashte te arrestuarit te cilet dyshoheshin per planifikim atentati ndaj Papes.

Lajmi konfirmohet nga autoritetet angleze te cila theksojne se 6 te arrestuarit jane liruar pasi nuk perbenin kercenim raporton BBC.

Sipas BBC 6 punonjesit e nje firme pastrimi u arrestuan pasi u pergjua biseda e tyre. Duhej hetuar ndaj nje kercenimi real thekson Scotland Yard-i pas kontrollit te 8 shtepive ne veri te Londres.

Policia shton gjithashtu se nuk do kete ndryshim niveli alarmi per viziten e Atit te Shenjte ne ishull.

Nderkohe qe Papa Benedikti XVI do te permbylle sot viziten e tij ne Britanine e Madhe pas 4 ditesh qendrimi.

Pontifikati sot realizon udhetimin e fundit brenda Britanise pikerisht ne Birmingham ne qender te Anglise ku do te bekoje Kardinalin Xhon Henri Njuman nje nga personat me te njohur ne Angli qe eshte konvertuar nga Anglikanizmi ne Katolicizem.

Te shtunen gjate meshes ne Katedralen e Vestminsterit ne Londer Papa Benedikti u kerkoi falje viktimave te abuzimit seksual nga prifterinjte e Kishes Katolike.

Papa tha se shpreson qe kjo dhimbje e shkaktuar te kontribuoje per sherimin e viktimave dhe pastrimin e Kishes.

a.k/NOA/RFE

topsyWidgetPreload urlhttp//www.noa.al/index.php/bota/94-bota/30790-lirohen-te-dyshuarit-per-atentat-ndaj-papa-benediktit-xvititleLirohen te dyshuarit per atentat ndaj Papa Benediktit XVItheme blue nickagjencianoa

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›