Sulmet ne Irak 12 te vdekur dhe 48 te plagosur
Irak 19 shtator NOA - Te pakten 12 persona humben jeten dhe 48 te tjere u plagosen pas dy shperthimeve ne veri dhe ne perendim te kryeqytetit Bagdad.
Dy autobomba shperthyen gjate nje intervali prej disa sekondash ne veri dhe ne perendim te Bagdadit thuhet ne njoftimin e ministrise.
Po i njejti burim ben me dije se si pasoje e shperthimeve deri tani numerohen 12 te vdekur dhe 48 te plagosur. Zyrtaret irakian njoftuan se dy veturat me bomba kane kthyer serish gjendjen e pasigurise ne vend.
Brigadieri i Ushtrise irakiane Gjenerali Ali Fathal ka thene se sulmi i pare ndodhi ne afersi te nje qendre te telefonave celular ne nje lagje me te zhvilluar te Bagdadit.
Sulmi i dyte ka ndodhur disa minuta me vone ne nje lagje veriore te Bagdadit pikerisht ne lagjen Kazimijah.
NOA/RFE
topsyWidgetPreload urlhttp//www.noa.al/index.php/bota/94-bota/30793-sulmet-ne-irak-12-te-vdekur-dhe-48-te-plagosur-titleSulmet ne Irak 12 te vdekur dhe 48 te plagosur theme blue nickagjencianoa