E Diel, 1 Nëntor 2026

Lirohen të tjera hapësira në Vlorë, procedohet pronari i hotelit, ktheu në parkim pronën shtetërore

Në Vlorë vijon lirimi i hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme.

Gjatë kontrolleve në lagjen “Pavarësia 2”, u evidentua një rast ku një hapësirë publike ishte rrethuar dhe shfrytëzohej si parkim privat për hotelin e një 66 vjeçari  që e kishte zaptuar atë.

Në përfundim të veprimeve nisi procedimi penal për 66 vjeçarin  banues në Vlorë, i dyshuar për veprën penale “Pushtimi i Tokës”.

Në mbështetje të policisë bashkiake, automjetet e parkuara u larguan, me qëllim lirimin e hapësirës publike.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›