E Diel, 1 Nëntor 2026

Protestë kundër HECE-ve në Klos, banorët: Marrja e ujit sjell shpopullimin e fshatrave

Banorët e fshatrave Kurdari, Suç, Skënderaj, Kujtim, Kurqelaj janë mbledhur sërish këtë të premte duke protestuar kundër ndërtimit të HEC-eve në përroin e “Lusës”.

Dhjetëra banorë protestuan para godinës së bashkisë duke kërkuar që të mblidhet me urgjencë Këshilli Bashkiak dhe të anulojë vendimin e heqjes nga fondi pyjor e kollusor i tokës ku është përcaktuar gjurma e ndërtimit të hidrocentralit.

Banorët  thonë se nuk do të ndalen deri në anulimin e projektit, pasi marrja ujit sjell shpopullimin e fshatrave.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›