Mijëra banorë ende nën frikën nga vullkani në Indonezi

Xhakartë, 31 gusht - Rreth 30 mijë banorë janë ende të bllokuar sot në vendstrehime për shkak të aktivitetit të vullkanit Sinabung, në ishullin indonezian Sumatra.
Sipas të dhënave të disa zyrtarëve vendas, vullkani i cili e filloi aktivitetin ditën e diel, vazhdon të mbetet shumë i rrezikshëm. Vullkanologët bëjnë të ditur se megjithëse vullkani nxjerr shumë herë më pak tym dhe hi në atmosferë, ai mbetet jashtëzakonisht i rrezikshëm, transmeton Start.
Rreth 30 mijë persona janë detyruar të evakuohen nga një zonë që ndodhet në një rreze prej 6 kilometrash rreth vullkanit që hyri në aktivitet për herë të parë të dielën pas 400 vjetësh. “Instrumentet tona kanë regjistruar lëkundje që vazhdojnë, gjë që do të thotë se ka një lëvizje të magmës”, theksoi vullkanologu Agus Budianto.
Sipas tij, situata mbetet shumë e rrezikshme për banorët që jetojnë pranë vullkanit. “Mendojmë se vullkani mund të shpërthejë përsëri së afërmi”, shtoi ai. Sinabung bën pjesë tashmë në 69 vullkanet aktivë që ka arkipelagu indonezian.