E Shtunë, 31 Tetor 2026

Majko: Rama oferta më e mirë për kreun e PS-së

Deklarata e Majkos vjen pas garës së hapur në PS për postin e kryetarit, ku z. Rama do të kandidojë sërish për një mandat të dytë. “Unë do të votoj për Edi Ramën. Sigurisht, e di që Edi Rama e ka pasur jo të lehtë të përfaqësojë simbolikisht projektin dhe kauzën e PS-së. Kjo është një marrëdhënie pak e vështirë kush njeh Ramën dhe PS-në. Por, Rama mbetet oferta më e përshtatshme për drejtimin e PS-së”, deklaron Majko.

“Në 2005-ën, Rama mendoi se fitoi PS-në, por tani është ai që ka nevojë për të. Rama, sipas meje, përfaqëson një lidhje interesante të së majtës me liberalizmin deri në kufijtë e antipolitikës. Ai u soll me të majtën sipas një keqkuptimi të arsyeshëm. Ai e trajtoi atë si ideologji, kur në fakt ajo ishte traditë, ose më së paku, një familje që i mbijetoi kohës duke kryer mbi veten operacionin social më të suksesshëm shqiptar”, thekson Majko.

Lidhur me dy figurat e njohura të Partisë Socialiste që kanë dalë kundër kryetarit Rama, Blushi dhe Malaj, ish-kryeministri shprehet: "Kam respekt e miqësi qoftë me Malajn e qoftë me Blushin, por kam marrë një pozicion që e kam shprehur tanimë për përkrahjen time karshi Ramës. Riardhja e Ramës në krye të PS-së, shpresoj të ketë ndryshime e korrigjime, të cilat jam i bindur për një tip si ai, këto nuk do lidhen me faktin e rikthimit, por dhe të rigjetjes së një debati (sa me konstruktiv) brenda PS-së për vendimmarrjet më të mira."

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›