Lirohet Basho, i akuzuar për vrasjen e gruas

Ilia Basho (foto e vogël Eleni Basho)
Ilia Basho, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes, është liruar me detyrim paraqitje për mungesë provash. Gjykimi ndaj tij tani do të bëhet në Eleni Basho, 35-vjeçarja nënë e dy fëmijëve u vra mbrëmjen e dy shkurtit pak metra larg shtëpisë së saj në Shkozë.
Bashkëshorti i saj ishte i dyshuari kryesor që në krye të herës. Ai u vu në pranga disa javë pas ngjarjes si i dyshuar për organizimin e vrasjes së të shoqes.
Prokuroria e akuzon 38-vjeçarin si organizator të vrasjes nisur nga mesazhet që ai i kishte dërguar të dashurës së tij të fshehtë, Yllka Shehajt. Akuza e vrasjes me paramendim në bashkëpunim mbështetej edhe në disa dëshmi që e akuzojnë atë për vrasës të së shoqes. /F.S/