E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukan: Presim rezultate konkrete të marrëveshjes mazhorancë-opozitë

Eduard Kukan

Edmond Haxhinasto dhe Majlinda Bregu

Ditmir Bushati

Rezultate konkrete. Kjo ishte kërkesa e kreut të delegacionit të Parlamentit Evriopian për Ballkanin Perëndimor, Eduard Kukan, drejtuar përfaqësuesve të Shqipërisë në komisionin për marrëdhëniet me Jashtë në PE. Gjatë shkëmbimit të pikëpamjeve në këtë komisionin lidhur me progresin drejtë integrimit, ku merrnin pjesë zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto, ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, dhe kreu i komisionit parlamentar për Integrimin, Ditmir Bushati, Kukan kërkoi rezultatet e marrëveshjes së nëntorit mes PD-së dhe PS-së.

Na vjen mirë që po marrim lajme të mira nga Tiranë por është problemi i kohës, dhe ne kërkojmë rezultate konkrete. Zgjedhja e presidentin po afron, u shpreh Kukan. Komisioni kërkon implementim formal të reformave. Statusi do të ishte dhurata më e mirë për vendin tuaj. Mesazhi im është që jemi të kënaqur që situata po ndryshon dhe do të isha më i lumtur nëse kjo bëhet konstante në të ardhshmen.

Nga ana tjetër, Haxhinasto, u duke paraqitur hapat e ndërmarra nga qeveria, u shpreh se së shpejti pritet përfundimi i reformave të nisura me bashkëpunimin mazhorancë-opozitë. Reforma zgjedhore do të konkludohet shumë shpejt. Partitë politike po bashkëpunojmë për zgjedhjen e presidentit. Lufta kundër korrupsionit ka një prioritet të lartë nga qeveria, tha zv.kryeministri.

Kreu i komisionit për Integrimin, Bushati, që ishte edhe përfaqësuesi i vetëm i opozitës, në fjalën e tij u shpreh se mazhoranca nuk po i qëndron marrëveshjes së 16 nëntorit, pasi ajo po zvarrit reformat.

Në nëntor nënshkruar një marrëveshje për përfundimin e reformave deri në fund të marsit. Kemi kontribuar për këto reforma. Nëse shikoni ndryshimet nga nëntori deri sot, janë arritur vetëm disa nga pikat e marrëveshjes. Reforma zgjedhore ende nuk është përfunduar edhe pse afati i fundit është 15 maji, tha Bushati. Kërkojmë që reforma të mbyllet para nisjes së procedurave parlamentare për zgjedhjen e presidentit, tha Bushati duke shtuar se PD nuk është dakord për aplikimin e votës sekrete në parlament. /F.Stafa/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›