Shqipëria e bën CEZ-in të pasigurtë

Kreu i CEZ-it, Danile Benes (foto CTK)
CEZ, gjiganti çek i prodhimit të energjisë, ka regjistruar rënie në bursë për shkak të humbjeve nga investimet në Shqipëri. CEZ ka rënë me 0.4% duke regjistruar një humbje prej 9.1% për këtë vit.
Në tremujorin e parë të këtij viti, kompania ka regjistruar një rënie të fitimit me 16%, më shumë se sa ekspertët prisnin. Kjo rënie erdhi për shkak të ndryshimit të tarifave nga ERE.
Për shkak të pasigurisë në Shqipëri, CEZ tani shihet si më pak e preferuar. /Bloomberg/