Lirohet Kashnjeti deri në ditën e gjykimit

Me vendimin e Gjykatës së Apelit në Beograd, është urdhëruar lirimi i menjëhershëm i Mark Kashnjetit.Është kjo gjykatë që ia ka ndërprerë paraburgimin Kashnjetit, që paraprakisht i ishte caktuar nga gjyqtari i procedurës paraprake të Gjykatës Supreme në Beograd, njësia për krime të luftës.
Atij i ishte caktuar masa e ndalimit të lëshimit të vendbanimit, që do të thotë se Kashnjetit i ndalohet që pa pëlqimin e gjykatës të lëshojë territorin e Serbisë. Kjo njftom është bërë nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) në Prizren.
‘Gjykata serbe në këtë vendim e cilëson edhe Prizrenin, përkatësisht Republikën e Kosovës, që në tekstin e mëtutjeshëm i referohet si “Kosovë e Metohi’, sqaron se kjo masë Kashnjetit sipas vendimit të Gjykatës së Apelit në Beograd do të zgjasë derisa për te të ketë nevojë, përkatësisht deri në plotfuqishmëri të aktgjykimit”, njofton KMDLNj, zyrtarët e të cilit e kanë vizituar atë,transmeton express.
Kashnjeti i ka thënë KMDLNJ-së se avokati i Kashnjetit (Goran Doloviq i caktuar me detyrë zyrtare) me rastin e ndërprerjes së paraburgimit, ka thënë se brenda tre muajve pritet edhe shpallja e aktgjykimit lidhur me këtë akuzë.
“Kashnjeti duket në gjendje të rëndë shëndetësore (psiko-fizike) pas asaj që ka përjetuar në Burgun e Beogradit. Ai, i ka thënë KMDLNJ-së se është maltretuar shumë nga autoritetet serbe. Është në gjendje të keqe shëndetësore dhe emocionale. Atij i duhet përkrahje institucionale. Në ndërkohë, gjatë qëndrimit në paraburgim, i është ndërprerë edhe ndihma sociale (rast socialë që nga para lufta) dhe i duhet të ri-aplikojë”, thuhet në njoftim.
Qendra Rajonale e KMDLNJ’së në Prizren kërkon që sikur rasti i Mark Kashnjetit, pas aktgjykimit që pritet të jepet nga gjykatat serbe, rasti i tij dhe të ngjashëm të trajtohen me kujdes dhe të përfshihen në benificionet për të burgosurit politik, sepse raste të tilla mund të ketë edhe në të ardhmen për qytetarët e Kosovës.
Kashnjeti (1953) nga Prizreni është arrestuar në prill të vitit 2012 në vendkalimin kufitare në Merdare. Ai, në atë kohë po shkonte në një vizitë familjare në Beograd. Mirëpo, autoritetet serbe e kishin arrestuar nën dyshimin për kryerje të veprës penale, krime lufte ndaj popullsisë civile në periudhën e pas luftës (1999) në Komunën e Prizrenit.
Akuza ndaj tij nuk ishte vërtetuar asnjëherë dhe pas qëndrimit rreth 15 mujor në Burgun e Beogradit./Indeksonline/