E Diel, 1 Nëntor 2026

Publikohet një hartë për ndarjen e Maqedonisë

Portalet maqedonase kanë zbardhur një hartë të partisë ultranacionaliste greke “Agimi i Artë” në të cilën Republika e Maqedonisë shihet e ndarë dhe e copëtuar në disa shtete.

Kjo hartë është nxjerrë edhe në një miting të kësaj partie të mbajtur ditëve të fundit nëpër rrugët e Athinës dhe Selanikut, ku sipas tyre në qendër të vëmendjes është Maqedonia, raporton korrespondenti i noa.al.

Mediat maqedonase theksojnë se veprimet dhe politika kontraverse e partisë naciste greke “Agimi i artë” po vazhdon të shokojë opinionin e gjerë.

Në hartë shihet ndarja e vendit, ku pjesa më e madhe i takon Greqisë, një pjesë Serbisë, Shqipërisë dhe Bullgarisë./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›