Lirohet Muharrem Xhemajli

(E plotësuar) Muharrem Xhemajli, është liruar nga prokuroria e EULEX-it pasi që është marrë në pyetje.
Burimet e Indeksonline brenda prokurorisë thonë se Policia e Kosovës Xhemajilin vetëm e ka shoqëruar në prokurori për një intervistim që e ka kërkuar prokurori italian Salustro.
------
Sot në ora 14:40, kryetari i OVL të UÇK-së Muharrem Xhemajli, është arrestuar nga Policia e Kosovës, në bazë të një urdhër arresti të Prokurorit Special Maurizio Salustro.
"Urdhëri i Prokurorit ishte se për shkak se Muharrem Xhemajli nuk ka pranuar ftesën për t’u paraqitur në Prokurori, si dhe ka deklaruar publikisht që nuk do të paraqitet vullnetarisht, ai duhet të detyrohet që të paraqitet në intervistë të premten 7 qershor ora 15:00", thuhet një njoftimin e OVL-UCK'së. /Indeksonline/