Lirohet Qetsori i “BB”: 3 ditët e tmerrit dhe të acarit në komisariat
VLORË- Gjykata e rrethit të Vlorës me kërkesë të Prokurorisë ka vlerësuar si të ligjshëm arrestimin e Qetsor Ferunaj, i cili akuzohet për vjedhje duke vendosur masën e sigurisë "detyrim paraqitjeje", për vazhdimin e hetimeve.
Qetsor Ferunaj, fituesi i reality show "Big Brother" në vitin 2009, i kontaktuar nga Gazeta Shqiptare Qetsori u shpreh se kishte kaluar tre ditë të tmerrshme nga i ftohti i madh. Qetsori tha se do priste vendimin e gjykatës, duke shpresuar se do shpallet i pafajshëm.
Fituesi i “Big Brother 2” u arrestua në Orikum pasi pajtoi 3 punëtorë për të prerë tubat e hekurit përgjatë rrugës nacionale që çon në bregdet.
(Shkrimi i plotë sot në Gazeta Shqiptare)
(el.me/BalkanWeb)