Brace: Topalli katolike ne Konferencen Islamike
TIRANE-Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka zhvilluar një viz itë zyrtare në Indonezi, e para kjo e një zyrtari të lartë nga Shqipëria. Gjatë kësaj vizite ajo mori pjesë edhe në Asamblenë Parlamentare të vendeve islamike. Ky fakt është komentuar dje në Facebook edhe nga nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, Erion Braçe. Fillimisht ai ka kritikuar Topallin si të vetmen kryetare Kuvendi që ka lënë shenjë në çdo kontinent, me vizitat e saj, duke shpenzuar nga taksat e shqiptarëve. Mandej ai shtoi se “zyrtarisht Topalli ishte në Asamblenë Parlamentare të vendeve islamike! Domethënë Topalli katolike dhe Shqipëria islamike në Indonezi! Por, një pyetje e kam: Sa janë shpenzimet për udhëtimet e Topallit në 6 vjet, 2, 3 apo 4 milionë dollarë? Nën 1 milion dollarë nuk janë asnjëherë”, - shprehet Braçe, në faqen e tij personale në Facebook.
(d.b/BalkanWeb)
(d.b/BalkanWeb)