E Diel, 1 Nëntor 2026

Dënohet 15-vjeçari me tre vjet burg, puthi dy motrat!

DUBAI- Histori e pazakontë për vitet që jetojmë, por ja që ndodh. Në Emiratet Arabe një puthje midis adoloshentësh mund të kushtojë heqjen e lirisë.

Një 15-vjecar është futur në burg pasi është kapur duke puthur dy motra. Akuza për djaloshin ka ardhur nga babai i dy të rejave, pasi kishte zbuluar se ai i kishte puthur të bijat 13-vjecare në dhomën e tyre.

Emiratet Arabe zbatojnë rregulla të hekurta për sa i përket lirisë së njeriu, duke cenuar të drejtat e njeriut jo vetëm të vendasve por edhe të huajve, të cilët nëse vizitojnë vendin.

Pikërisht, vitin e kaluar, një çift anglez kaloi një muaj në burgun e Emirateve, pasi u kapën duke u puthur në një restorant. E madje ishte një grua 38-vjeçare që e fyer nga fakti që skenën e kishte parë edhe e bija, mori guximin të denoncojë ciftin anglez.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›