Lirohet bulevardi, mjetet në qarkullim normal

Tiranë, 20 maj, NOA Mëngjesi i sotëm e ka gjetur bulevardin kryesor të vendit, atë Dëshmorët e Kombit, të liruar nga çadrat e të ngujuarve socialistë, të cilët qëndruan aty për nëntëmbëdhjetë ditë me radhë, e zgjedhur kjo si një masë ekstreme kundër qeverisë për ta detyruar të bëjë me çdo kusht transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit.
Tani në këtë pjesë të kryeqytetit, e cila deri dje ka qenë në qendër të vëmendjes nga media, qytetarët, por edhe ndërkombëtarët, duket se nuk ka mbetur më asnjë shenjë e gjithçka ndodhi aty për njëzet ditë me radhë, që nga mbrëmja e 30 prillit, kur 20 deputetë socialistë dhe 180 mbështetës të Partisë Socialiste vendosën të ngujoheshin poshtë zyrës së kryeministrit në një nismë të paprecedent deri tani.
Trafiku ka nisur të ndihet më i çliruar në rrugët e kryeqytetit në orët e para të ditës së sotme, pasi makinave iu është lejuar që të kalojnë në pjesën e bulevardit, deri dje e bllokuar nga çadrat e opozitës.
Ndërkaq, deputetët e grevës së urisë dhe mbështetësit e tyre, kanë dalë që në orët e mbrëmjes së djeshme nga mjediset e saj, duke e lënë atë shesh bosh, të flasë më mirë vetë për atë që ndodhi atje për njëzet ditë me radhë.
a.y/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")