E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reklama kundër Ramës, KKRT: Është e ligjshme, nuk nxit dhunën dhe pornografinë

Tiranë, 20 maj, NOA - Një ditë pas akuzave të deputetit, Socialist Fatmir Toçi për publikimin e spotit televiziv, që denonconte grevën e Partisë Socialiste, ka ardhur dhe reagimi i Këshilli Kombëtar të Radios dhe Televizionit.

Në deklaratën për mediat, KKRT thekson se spoti në fjalë nuk cenon asnjë prej ligjeve në fuqi për transmetimet televizive.

Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit, mbas vizionimit të kryer, gjykon se reklama e transmetuar në disa media elektronike, e për të cilën bën fjale deputeti Toçi, nuk konsumon asnjë nga pikat e nenit të sipërpërpërmendur: nuk ushtron ndikim në përmbajtjen e programeve, nuk nxit pornografinë dhe dhunën; nuk është reklamë e tërthortë, nuk është reklamë e ndonjë partie apo shoqate politike dhe as nuk bie në kundërshtim me ligjet në fuqi, thuhet në deklaratën e KKRT-së.

Argumentimi i KKRT-së bazohet në neni 55 të ligjit nr. 8410, datë 30.09.1998 Për Radion dhe Televizionin Publik në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, i cili përcakton kriteret dhe kushtet, të cilat duhet të respektohen nga transmetuesit televizivë në dhënien e reklamave.

Më tej, KKRT-ja sqaron se reklama në fjalë, nën siglën e lëvizjes Zgjohu, e cila pas verifikimeve tona rezulton të jetë një bashkim vullnetar individësh, synon të ndërgjegjësojë opinionin publik për një fenomen mjaft të mprehtë të shoqërisë shqiptare: luftën kundër korrupsionit.

Ndërsa shton se transparenca e financimit të reklamës del jashtë objektit të punës së Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit.

Përfitojmë nga rasti të theksojmë se Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit ka qenë dhe është i vendosur në zbatimin e legjislacionit në fuqi, duke ruajtur të njëjta standarde, për të gjitha subjektet radiotelevizive, përfundon njoftimi zyrtar.

m.xh/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›