Vasili për unifikimin e çmimeve të barnave

Ministri i Shëndetësisë siguron popullatën se çdo medikament qe tregtohet me pulle fiskale jo vetëm është i sigurt e cilësor, por nuk ka abuzime me çmimin. Pa dashur te komentoje rritjen e fundit te barnave, kreu i Shëndetësisë deklaroi se shpejti do te ketë unifikim te çmimit te medikamenteve ne te grithe Ballkanin. Për te njëjtin bar do te paguani njësoj si ta blini ne Shqipëri, Greqi apo çdo shtet tjetër ballkanik Ndryshe nga deklaratat optimiste te drejtuesve te Shëndetësisë, institucioni i Urdhrit te mjekut konstaton mangësi te mëdha ne këtë sektor prioritar te qeverise. Nga denoncimet e bëra, Urdhri i mjekut ka arritur ne përfundimin se pacientet shqiptare nuk kane besim tek shëndetësia. Kryetari i Urdhrit te mjekut iu rekomandon autoriteteve shëndetësore rritjen e cilësisë se mjekeve dhe shërbimit ndaj pacienteve.
Shpërndaje