E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lirohet i burgosuri i pare i Guantanamos

Ish i burgosuri anglez ne Guantanamo eshte liruar dhe eshte kthyer ne Britani.
Biniam Mohamed, i lindur ne Etiopi dhe banues ne Britani tha se eshte torturuar gjate qendrimit ne Guantanamo. Ai deklaroi se ishte rrembyer, derguar nga nje vend ne nje tjeter dhe se ishte torturuar me metoda mesjetare , te gjitha keto nen orkestrimin e qeverise amerikane. Ai akuzoi dhe sherbimet britanike te zbulimit per bashkefajesi ne torturat ndaj tij. Mohamed u arrestua ne Pakistan ne vitin 2002 e me pas ishte transferuar ne Marok dhe Afganistan perpara se te dergohej ne Guantanamo. Mohamed eshte i burgosuri i pare nga Guantanamo qe lirohet qe kur presidenti Barack Obama morri detyren me 20 janar. Skeretari Britanik i Jashtem, David Miliband, ka mirepritur lirimin e Mohamed dhe ka thene se Londra mirepret angazhimin e presidentit Obama sa i perket mbylljes se burgut te Guantanamos.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›