E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pjesetaret e TMK-se serisht protesta

Rreth 100 pjesetare te ish TMK-se, te paperfshire ne Forcen e Sigurise se Kosoves, kane protestuar para nderteses se te TMK-se. Te revoltuar ata tentuan te hyne dhunshem ne objektin ku pritet te vendoset ministria e FSK, me kerkesa te njejta: doreheqjen e ministrit te forces se sigurise, Fehmi Mujota, komandantit te kesaj force gjeneral lejtnant Sylejman Selimit dhe rishikimin e procesit te seleksionimit dhe rekrutimit te pjesetareve te TMK-se. Protestuesit jane shperndare te qete. Protesta per disa minuta u acarua ndjeshem por nderhyrja e disa pjesetareve te njesise speciale, solli uljen e gjakrave dhe shperndarjen e turmes. Protestuesit kane delaruar se ata do ti vazhdojne protestat deri ne plotesimin e kushteve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›