E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mungesa e transparencës, qeveria bën autokritikë

Prishtinë - 16 ministritë e Kosovës vazhdojnë të mos vendosin komunikim të mirë me median dhe publikun, për shkak të mosfunksionimit efikas të zyrave për informim. Zyrtarët për informim të ministrive vazhdojnë të jenë të anashkaluar nga këshilltarët politikë të ministrave, edhe pse ligjet e përcaktojnë qartë këtë çështje.

Vetë zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Memli Krasniqi, ka pranuar se ka mangësi në funksionimin e zyrave për informim në institucionet e vendit. Ndërsa kritika ndaj punës së ministrive ka drejtuar edhe Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës. Bul Salihu nga AGPK-ja ka thënë se gazetarët janë të shqetësuar për nivelin e ulët të transparencës. Ndërsa, gazetari Sami Kastrati ka thënë se transparenca nuk është në nivelin që duhet të jetë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›