Demontimet, tani nga NATO

Tre vjet pas shpërthimit tragjik te Gërdecit ku humben jetën 26 persona dhe u plagosen me dhjetëra te tjerë, Ministria e Mbrojtjes ka vendosur qe procesi i demontimit te behet nen mbikëqyrjen e NATO-s. Duke raportuar ne komisionin e sigurisë ministri Arben Imami ka sqaruar se demontimi i mbi 100 mije municioneve do te shtrihet ne katër vjet dhe do te kushtoje 36 milionë euro. Pothuajse një e treta e kostos është marre përsipër nga Shtetet e Bashkuara te Amerikës. Komisioni i sigurisë ka miratuar ratifikimin e kësaj marrëveshjeje pa praninë e opozitës qe vazhdon bojkotin e komisioneve parlamentare.
Shpërndaje