E Diel, 1 Nëntor 2026

Lirohet me kusht Myrtaj. Komuniteti shqiptar i Kanadasë, skeptik për akuzat

UPADATE: Komuniteti Shqiptar ne Toronto eshte skeptik ndaj lajmeve te perhapura nga media kanadeze per shkrimtarin Faruk Myrtaj.
Nje ish-gazetar i Shekullit, me banim ne Toronto, Perparim Kapllani ne nje bisede me Shekulli Online, tha se "z.Myrtaj tashme ndodhet ne shtepi dhe data e gjyqit i eshte caktuar pas nje viti e gjysem. Lirimi me kusht u be per mungese provash dhe me ndihmen juridike te tre avokateve shqiptare, ndermjet te cileve edhe avokati i njohur Andon Bunga".
Pritet zbardhja e te vertetes, per kete akuze te rende dhe te demshme per gjithe komunitetin shqiptar te Kanadase, por z.Kapllani tha se "kujdestaret e pallateve shpesh akuzohen kot nga qeraxhinjte, kur keta te fundit nuk jane ne gjendje te paguajne qerane, ose per arsye te tjera ordinere".
Pritet nje reagim zyrtar edhe nga Shoqata e Shqiptareve te Kanadase.

************


Mediat kanadeze shkruajnë për përfshirjen në një skandal seksual me të mitur të publicistit shqiptar Faruk Myrtaj që jeton prej vitesh në Toronto.
E përditshmja "Toronto Sun" thotë se "një vajzë 10-vjeçare luftoi "dhëmb e thonj" për të shpëtuar nga sulmuesi që u përpoq ta ngacmonte seksualisht".
Gazeta citon policinë e cila ka deklaruar se për këtë ngjarje të rëndë është akuzuar administratori i një pallati për sulm seksual, ndërhyrje seksuale të dhunshme dhe mbyllje me forcë. Një burim i policisë tregon se "viktima, vetëm 10 vjeç ishte e vetme në dhomën e lavanderisë së pallatit kur u ngacmua nga personi që punonte si administrator. Policia ka arrestuar Faruk Myrtaj, 54 vjeç, me kombësi shqiptare, por që jeton si emigrant i ligjshëm në Kanada.
Myrtaj, i emigruar prej 6 vjetësh në Kanada, mësohet se është anëtar i Unionit të Shkrimtarëve në këtë vend. Në Shqipëri ai ka punuar në median e shkruar si dhe ka qenë zv/drejtor i ATSH-së.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›