Lirohet me kusht ish-Guvernatori i bankes

Prishtine 19 Nentor NOA - Ish-guvernatori i Bankes Qendrore te Kosoves BQK Hashim Rexhepi eshte liruar dje ne mbremje nga mjediset e paraburgimit pasi ka paguar shumen e garancise prej 20 mije eurosh.
Ai u arrestua me 23 korrik te ketij viti vetem nje dite pas vendimit pozitiv per Kosoven nga Gjykata Nderkombetare e Drejtesise per pavaresine e Kosoves.
Ishin forcat e policise kosovare te cilat jane ne te njejten kohe pjese e grupit Task Force kunder Korrupsionit qe kane bastisur shtate lokacione perfshire banesat private te kater te dyshuarve zyrat e Bankes Qendrore te Kosoves si dhe nje kompani private te autorizuara nga gjykatesi i procedures paraprake te EULEX.
Ne njoftimin perkates te EULEX-it rreth ketij aksioni thuhej se keto bastisje ishin te nderlidhura me nje hetim financiar dhe per korrupsion ku dyshohet per keqperdorim te detyres apo pozites zyrtare marrje te ryshfetit shmangie te tatimit ushtrim te ndikimit dhe pastrim parash.
n.e/NOA