E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lirohet me kusht lideri opozitar rus

Lideri i opozitës ruse Sergei Udaltsov është liruar nga policia, pasi është akuzuar për komplot.

Udaltsov i ka mohuar të gjitha akuzat dhe iu ka bërë thirrje mbështetësve të tij që të intensifikojnë protestat e tyre kundër presidentir rus Vlladimir Putin.

Rasti penal kundër Udaltsovit fokusohet në akuzat e transmetuara në një dokumentar në televizionin NTV, ku thuhet se ai ka marrë paratë dhe urdhra nga një aleat i presidentit të Gjeorgjisë Mikheil Saakashvili, një kundërshtar i Moskës, për të shkaktuar trazira në Rusi.

Hetuesit kanë thënë se janë duke bërë hetime mbi akuzat se Udaltsov ka planifikuar “akte terroriste” në Rusi.

Udaltsov u lirua me kusht që të mos largohet nga Moska.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›